Gjenerali i Madh Ali Abdollahi, shef i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, u takua me Udhëheqësin e Lartë Mojtaba Khamenei, ku mori nga ai udhëzime të reja për operacionet ushtarake dhe përballjen e vendosur me kundërshtarët, raportoi agjencia gjysmëzyrtare Fars të dielën, më 10 maj.
Sipas raportit, Abdollahi informoi Khamenein për gatishmërinë e forcave të armatosura të Iranit, duke theksuar se ushtria është e përgatitur për të përballuar çdo veprim të armikut amerikan dhe izraelit.
“Në rast të ndonjë gabimi strategjik ose sulmi, Irani do të përgjigjet shpejt, me forcë dhe vendosmëri, tha Abdollahi, duke siguruar se forcat e armatosura do të mbrojnë tokën, sovranitetin dhe interesat kombëtare të vendit, deri në pikën e fundit të gjakut dhe frymëmarrjes së fundit.
Deklaratat e Abdollahit theksojnë gatishmërinë e Iranit për përballje të fortë me çdo agresion dhe pasqyrojnë tensionet e vazhdueshme në rajon për shkak të marrëdhënieve me SHBA dhe Izraelin./mxh
