Last Updated on 11/11/2025 by Monika
Vetë Hajdari ka njoftuar se tashmë Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën ndaj saj në Gjykatën Themelore të Prishtinës, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore.
“Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës, do të deklarohem më gjerësisht për media. Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”, ka shkruar Hajdari.
Ndryshe, Hajdari është intervistuar më 31 korrik nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurës, sa i përket dyshimeve për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
Në vitin 2023, tre persona u arrestuan për këtë rast, dhe në mesin e tyre ishin edhe punonjës të kësaj ministrie.
Në këtë dikaster, po atë vit, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve, ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë./ MXH
