Last Updated on 16/12/2024 by adminfjala
Më 17 dhjetor do të mbahet në Bruksel Konferenca e tretë ndërqeveritare me BE s ai përket integrimit të Shqipërisë në Bashkimin evropian.
Në krye të delegacionit shqiptar do të jetë kryeministri Edi Rama.
Ky takim do të jetë në kuadër të hapjes së grupkapitullit të 6-të që përfshin Marrëdhëniet e jashtme dhe kapitujrt negociues:
Kapitulli 30–Marrëdhëniet e jashtme
Kapitulli 31–Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes
Kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.
Pritet të ketë dhe një konferencë për shtyp pas konferencës ndërqeveritare./ S.M