Deputeti i PD-së Saimir Korreshi vijon me denoncimet mbi shqetësimet dhe problematikat në Lushjne dhe zonat përreth saj.
Së fundi Korreshi ka treguar për plehrat që digjen vend e pa vend në Tërbuf të Divjakës.
Kjo është një problematikë që shqetëson të gjithë qytetarët pas tymi dhe aroma e pakëndshme kanë pushtuar zonën.
Krahas denoncimit, deputeti i PD-së u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë sa nuk është vonë pasi heshtja do të thotë më shumë ndotje nesër.
“Edhe pse e kemi denoncuar më parë, inceneratori në Tërbuf jo vetëm që nuk është ndalur, por ka shtuar edhe kapacitetin.
Vazhdojmë të helmohemi çdo ditë nga era e plehrave dhe gomave të djegura, duke “parfumosur” të gjithë zonën me ndotje dhe rrezik për shëndetin.
Ngrihuni njerëz, sa nuk është vonë. Heshtja sot do të thotë më shumë ndotje nesër”, shkruan Korreshi krahas denoncimit./kb
