Juristi dhe analisti politik Kreshnik Spahiu ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke deklaruar se nëse ai i trembet garës së brendshme me figura si Ervin Salianji dhe Mereme Sela, atëherë nuk mund të pretendojë të fitojë përballë kryeministrit Edi Rama në zgjedhje.
Komentet Spahiu i bëri gjatë një lidhjeje në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report TV, ku kritikoi mënyrën se si po zhvillohen proceset e brendshme në Partinë Demokratike.
Sipas tij, mungesa e zgjedhjeve reale brenda PD-së jo vetëm që dobëson opozitën, por gjithashtu i jep legjitimitet kryeministrit Rama në rast të pretendimeve për manipulim të zgjedhjeve në të ardhmen.
“Duke mos realizuar zgjedhje vetë, PD nuk bën gjë tjetër veçse legjitimon Ramën të manipulojë garën më të madhe. Berisha mund të ketë absolutisht këtë provën e fundit. Tani kur ti del para 24 orësh dhe thua Meremja i plotëson kriteret, thotë Sekretari i Përgjithshëm. 24 orë mbrapa kur vjen kryetari nga Sllovenia, thua nuk i plotëson kriteret Meremja, sepse bëhet gara qesharake. Nëse ti i trembesh një fraksioni që zien në parti, kur ti nesër e di shumë mirë që do të humbasësh zgjedhjet lokale, këta mendojnë që të nesërmen të mos ketë një 7% kundër, sepse mos u hap probleme”, tha mes të tjerash Spahiu./a.d
