Last Updated on 04/07/2025 by adminfjala
Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra.
Përmes një letre publike për kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, Luan Rama është shprehur se shteti grek jo vetëm kanë heshtur për masakrat në Çamëri, por kanë bërë ç’është e mundur që çështja çame të mos përmendet, të heshtet, të harrohet dhe të mos flitet më kurrë.
Ai tha gjithashtu se afro 3000 shqiptarë të pafajshëm të Çamërisë, u prenë dhe u vranë vetëm pse ishin çamë muslimanë, duke e spastruar kështu Epirin nga popullsia çame dhe duke i shpërngulur me dhunë dhe me forcën e armëve nga shtëpitë dhe tokat e tyre si banorë shumë shekullorë që ishin. m.p.