Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me pesë vite burg ish-presidentin Yoon Suk Yeol, për pengimin e drejtësisë për ta arrestuar atë pas përpjekjes së dështuar për vendosjen e gjendjes ushtarake në vend.
Sipas trupit gjykues, ish-presidenti ka ndërhyrë për të bllokuar ekzekutimin e një urdhër-arresti, si dhe është shpallur fajtor për falsifikim dokumentesh zyrtare dhe për mosrespektim të procedurave që parashikohen për vendosjen e ligjit ushtarak.
Gjykata theksoi se veprimet e Yoon Suk Yeol përbënin shkelje të rënda të rendit kushtetues dhe të shtetit të së drejtës.
Ndërkohë, avokatët e ish-presidentit kanë deklaruar se vendimi nuk është aspak i drejtë dhe është i politizuar, duke paralajmëruar apelimin e vendimit.
Ky është dënimi i parë që lidhet me akuzat ndaj tij për çështjen e shpalljes së ligjit ushtarak, për të cilën ish-presidenti përballet edhe me procese të tjera gjyqësore.
Edhe pse jetëshkurtër, ky vendim e zhyti vendin në trazira, duke shkaktuar protesta në Korenë e Jugut./kb
