Last Updated on 02/02/2026 by EL
Ditën e djeshme, aksi rrugor Librazhd-Qafë Thanë u bllokua për rreth 7 orë dje, pasi një masiv dheu dhe gurësh u shkëput, duke bërë që të ndalej qarkullimi i mjeteve.
Safet Duka, i cili ishte në vendngjarje në momentin kur gurët dhe inertet kanë zënë rrugën, ka treguar për mediat detaje.
Duka ka deklaruar se po udhëtonte së bashku me nënën e tij, e cila ishte pasagjere, teksa tha se lëvizja mbrapsht e makinës, bëri që të shmangej tragjedia.
“Sa ndalova, pashë që u shembën disa gurë të vegjël dhe më pas ranë gurë të mëdhenj. Më kapën pak makinën dhe ika mbrapsht. Po mos të kisha lëvizur, do të na kishin vrarë edhe mua edhe mamin që ishte në makinë,” tha Duka.
Kujtojmë që bllokimi i këtij aksi ditën e djeshme, bëri që radha e automjeteve të ishte kilometrike, ndërsa shumë drejtues automjetesh zgjodhën rrugët dytësore për t’i shpëtuar radhëve të gjata./ET
