Një 82-vjeçar në Klos, i cili ishte shpallur i humbur, është gjetur i pajetë. Sipas informacioneve zyrtare policore, dyshohet se i moshuari ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe për pasojë ka humbur jetën.
Bëhet me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të informacionit të dhënë për largimin nga banesa të shtetasit E. M., 82 vjeç, banues në Klos, ju bëjmë me dije se:
Pas kërkimeve në terren, të organizuara nga patrulla policie në këmbë dhe me dron nga ajri, u bë e mundur gjetja e tij, fatkeqësisht pa shenja jete.
Nga veprimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./mxh
