Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se presidenti amerikan, Donald Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale.
Në kuadër të kësaj, ambasada bën me dije në një reagim se e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn dhe ambasadori holandez Reinout Vos kanë vizituar Fushën e Gazit në Delvinë për të eksploruar mundësitë për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare në sektorin energjetik të Shqipërisë.
“Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale. Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës./mxh
