Një automjet i blinduar u grabit këtë mëngjes në Reggio Calabria në autostradën A2, midis kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara që shkojnë në veri. Rreth orës 6:30 të mëngjesit, një bandë kriminelësh organizuan një operacion për të grabitur automjetin e blinduar që mbante qindra mijëra euro para cash.
Sipas njoftimeve fillestare, kriminelët parkuan disa makina në anë të rrugës, duke i vënë menjëherë flakën dhe duke e mbuluar asfaltin me gozhda për të penguar arratisjen e kamionit. Banditët bllokuan trafikun, më pas hapën zjarr dhe i detyruan personat që ndodheshin në furgon që të dorëzonin paratë.
Po punohet për identifikimin e autorëve./ K,M


