Një nga pikat e tensionit është përjashtimi i mundshëm i partisë së ish-kryeministrit Naftali Bennett nga negociatat. Sipas mediave izraelite, Likud ka kërkuar që përfaqësuesit e saj të mos marrin pjesë në takimin e radhës, një lëvizje që kampi i Eisenkot e sheh si përpjekje për të përçarë kundërshtarët politikë të Netanyahut.
Bennett ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur një qeveri të gjerë uniteti, por kundërshton mundësinë që ajo të drejtohet nga Netanyahu. Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Yair Golan, ka kritikuar negociatat me Likud, duke i cilësuar si përpjekje të kota dhe duke i bërë thirrje kampit të Eisenkot të përqendrohet në formimin e një qeverie të re.
Ngërçi politik vjen pas zgjedhjeve të 27 tetorit, të cilat nuk i siguruan Netanyahut shumicën parlamentare dhe nuk prodhuan një alternativë të qartë qeverisëse. Presidenti Isaac Herzog i ka dhënë Gadi Eisenkot mandatimin për të formuar qeverinë e re, ndërsa Netanyahu vijon të qëndrojë në detyrë si kryeministër në largim. Përplasja kryesore mbetet se kush do ta drejtojë qeverinë e ardhshme: Netanyahu apo Eisenkot./k.m
