Pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe të verifikuara nga njësia Sanad e Al Jazeera-s tregojnë ushtrinë izraelite duke shembur një shtëpi në lagjen palestineze Silwan, në Jerusalemin Lindor të pushtuar.
Shembjet e shtëpive palestineze dhe zhvendosja e banorëve po vazhdojnë, teksa Bashkia e Jerusalemit, e kontrolluar nga Izraeli, zbaton politikën e saj të judaizimit të pjesës lindore të qytetit për t’i hapur rrugë vendbanimeve izraelite – një praktikë e konsideruar e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raportoi gjithashtu shembjen e tre shtëpive në Khirbet Khallat al-Farra, në jug të Hebronit.
Ndërkohë, në fshatin Husan, në perëndim të Betlehemit, një shtëpi u shemb dhe një tjetër mori urdhër evakuimi, sipas të njëjtës agjenci. m.p.
