Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dalë në një konferencë për shtyp në Ankara pas përfundimit të samitit të NATO-s. Presidenti shoqërohet në konferencë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretari i Thesarit, Scott Besent
Trump e cilësoi samitin si jashtëzakonisht të suksesshëm. Lidhur me Iranin, Trump tha se forca ajrore e këtij vendi është plotësisht e shkatërruar, udhëheqësit e tyre janë zhdukur dhe aftësia e tij luftarake është mjaft e ulët.
Ai theksoi se lufta me Iranin ka qenë një “sukses i jashtëzakonshëm ushtarak” dhe thotë se e ka penguar Teheranin të pajiset me armë bërthamore. Duke përsëritur vërejtjet e tij rreth udhëheqësve iranianë, Trump tha se ai vetë është objektivi numër 1 i Iranit.
Ndër të tjera, presidenti tha se SHBA mund ta godasë Iranin që sonte.
“Më pelqen të jem numri një në Tik Tok dhe numri një në listën e objektivave të Iranit. Iranin mund ta godasim dhe sonte. Do të përdorim gjuhën e tyre. Gjithçkja që do të ndodhë do të ndodhë shumë shpejt. Nuk shohim një luftë të zgjatur”, tha Trump.
Ndër të tjera ritheksoi kritikat për Spanjën, Italinë dhe Britaninë në lidhje me qëndrimet e tyre për konfliktin SHBA-Iran. Por vijoi duke thënë se në samitin e sotëm, u prodhua unitet., Ai tha se këto vende e duan SHBA-në dhe njëri-tjetrin.
“Spanja nuk ka vepruar aspak mirë, Italia disi. Ata nuk na ndihmuan kur ne kishim nevojë për ndihmë. Nuk na pëlqeuy përgjigja e cuditshme e Britanisë. Nga çfarë u prodhua sot ishte unifikimi. Mendoj se të gjithë ato vende na duan, duan njëri-tjetrin. Kishte unitet”, tha Trump./mxh
