Jasir Asani e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në kampionatin iranian të futbollit ku ai aktivizohet me Esteghlal.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare që javën e kaluar dha një asist, këtë radhë e gjeti vetë golin në sfidën e radhës së skuadrës së tij me Sepahan, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit.
Në këtë ndeshje, Jasir Asani shënoi golin që i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e 4-t të sfidës, me një gjuajtje me të majtën nga distanca rrafsh me tokën duke e mposhtur portierin e skuadrës kundërshtare./mxh
