Javier Bardem ka ndarë një deklaratë të veçantë për bashkëshorten e tij, Penélope Cruz, duke folur me shumë dashuri për gruan që prej vitesh ka në krah.
Aktori spanjoll e ka përshkruar Cruz jo vetëm si një artiste të talentuar, por mbi të gjitha si një person me një karakter të rrallë. Për Bardem, mundësia për të ndarë të njëjtën periudhë të jetës me të është diçka për të cilën ndihet me fat.
“Jam jashtëzakonisht i bekuar që kam pasur mundësinë të jem në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën jetë me të”, është shprehur ai.
Duke folur për bashkëshorten, Bardem ka vënë në pah mënyrën se si ajo sillet me njerëzit që ka më pranë, duke thënë se mirësia e saj shkon përtej imazhit që publiku njeh.
“Penélope është një njeri i jashtëzakonshëm, i bukur dhe i mirë. Mënyra se si ajo sillet me familjen, miqtë, fëmijët tanë, me mua dhe me veten e saj, është diçka e veçantë”, ka deklaruar aktori.
Çifti, i cili është prej vitesh së bashku, ka ndërtuar një jetë familjare larg vëmendjes së tepërt mediatike. Bardem ka treguar se gjatë gjithë kohës që kanë ndarë bashkë, nuk ka parë tek Cruz atë që ai e quan “ligësi”.
“Kanë kaluar shumë vite dhe nuk kam parë as edhe një shenjë ligësie tek ajo”, ka thënë ai.
Një deklaratë e tillë tregon se admirimi i Bardem për Penélope Cruz shkon shumë përtej ekranit të madh, duke u bazuar mbi karakterin, mirësinë dhe mënyrën se si ajo sillet me njerëzit që do./mxh
