Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se pret një proces negociatash pozitiv me Iranin, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për dialog nëse pala iraniane tregon vullnet për mirëbesim.
Duke folur para nisjes së tij nga Uashingtoni drejt Pakistanit, Vance tha se administrata amerikane është e hapur për bisedime, por paralajmëroi se çdo përpjekje për të “manipuluar” procesin nuk do të pritet mirë nga ekipi negociator.
Ai shtoi se presidenti amerikan ka përcaktuar qartë udhëzimet për delegacionin, ndërsa qëllimi është zhvillimi i një procesi konstruktiv diplomatik.
Deklaratat vijnë në prag të një raundi të ri bisedimesh ndërkombëtare që synojnë uljen e tensioneve me Teheranin, në një moment delikat për stabilitetin në Lindjen e Mesme./mxh
