Pas sherrit në burgun e Fierit është zbardhur dëshmia e Denis Bajrit alias Brajovic. Ai ka deklaruar se Aldo Gjini kishte kërkuar ta takonte në qeli.
Më pas sipas Bajrit Aldo Gjini i kishte kaluar në telefon Ibrahim Licin i cili i kishte thënë “jeta jote kaq e pat”. Pas këtij komunikimi Bajri ka dëshmuar se kanë tentuar ta sulmojnë me thikë.
“Aldo Gjini kërkoi të më takonte erdhi në qelin time bashkë me Jurgen Zotajn. Zotaj më dha një telefon. Në linjë ishte Ibrahim Lici. Ibrahim Lici më tha në telefon jeta jote kaq e pat.Në atë moment tentoi të më sulmonte me thikë”, ka dëshmuar Bajri./Kb
