Dr. Skender Brataj
Sot ne disa media degjova lajmin: Rritet numri i infarkteve dhe vdekjeve te te rinjte ne Shqiperi!
Shkaku i vdekjes duhet të përcaktohet vetëm nga hetimi mjeko-ligjor dhe ekzaminimet përkatëse.
Kjo lidhet me një kombinim faktorësh rreziku që shpesh janë të pranishëm në jetën e përditshme si:
• Pirja e duhanit.
• Hipertensioni arterial.
• Diabeti.
• Kolesteroli i lartë.
• Mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik.
• Historia familjare e sëmundjeve të zemrës.
Por ka edhe faktorë të tjerë që po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi, veçanërisht tek të rinjtë.
Kokaina!
Themi gjithmone qe ajo ndryshon gjendjen e koshiences, shkaton aksidente, eshte rrezik per vete dhe per te tjetret, por harrojme demin qe i shkakton zemres!
çfarë thotë kërimi shkencor?
•Në Europ, rreth 4.3 milionë persona të moshës 15–64 vjeç (afërsisht 1.5% e popullsisë adulte) e kanë përdorur gjatë 12 muajve të fundit.
•Tek të rinjtë 15–34 vjeç, përdorimi është edhe më i lartë: rreth 2.7 milionë persona, ose 2.7% e kësaj grupmoshe.
Po në Shqipëri ka përdorues të kokainës?
Mendoj më shumë se në vendet e tjera, sepse te ne hyri si modë e re, por tani po ndeshemi me pasojat!
Amfetaminat
•Vlerësohet se rreth 2 milionë të rritur (0.7–0.8% e popullsisë 15–64 vjeç) i kanë përdorur gjatë vitit të fundit. Këta janë persona që kanë pranuar të intervistohen, por mendoj se numri është shumë më i lartë.
•Përdorimi i kokainës dhe amfetaminave mund të shkaktojë spazëm të arterieve koronare, rritje të menjëhershme të presionit arterial, çrregullime të rënda të ritmit të zemrës dhe infarkt akut të miokardit,
•Këto substanca nuk krijojnë vetëm varësi, por rrisin ndjeshëm rrezikun për infarkt akut të miokardit, aritmi malinje dhe vdekje të papritur, edhe tek persona të rinj pa sëmundje të njohura të zemrës.”
Megjithatë, studimet kanë treguar disa të dhëna shumë të forta:
•Brenda orës së parë pas përdorimit të kokainës, rreziku për të pësuar infarkt të miokardit rritet rreth 24 herë krahasuar me periudhat kur personi nuk e ka përdorur kokainën. Ky është një nga efektet akute më të forta të dokumentuara në kardiologji.
•Personat që përdorin kokainë në mënyrë të rregullt kanë rreth 7 herë më shumë rrezik për infarkt jo-fatal krahasuar me personat që nuk e përdorin.
•Në një studim te të rriturit 18–45 vjeç, u vlerësua se rreth 25% e infarkteve jo-fatale në përdoruesit e shpeshtë të kokainës mund t’i atribuoheshin përdorimit të saj.
Po për amfetaminat?
Për amfetaminat dhe metamfetaminën, të dhënat janë më pak të sakta për infarktin sesa për kokainën, por dihet se ato:
•rrisin ndjeshëm presionin arterial dhe frekuencën kardiake;
•shkaktojnë spazëm të arterieve koronare;
•rrisin rrezikun e aritmive malinje, infarktit dhe vdekjes së papritur;
•rrisin gjithashtu rrezikun për insult cerebral.
Stresi kronik luan një rol të rëndësishëm.
•Ai rrit nivelin e hormoneve të stresit, favorizon hipertensionin, inflamacionin dhe çrregullimet e ritmit kardiak, ndërsa shpesh shoqërohet edhe me zakone të dëmshme si duhanpirja, alkooli, ushqyerja e pashëndetshme dhe mungesa e gjumit.
•Stresi kronik në punë është një faktor i njohur që kontribuon në rritjen e rrezikut kardiovaskular, megjithëse zakonisht nuk është shkaku i vetëm i një infarkti. Ai vepron së bashku me faktorë të tjerë si hipertensioni, duhanpirja, diabeti, kolesteroli i lartë, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik.
•Për grupet profesionale si personeli i urgjencës, policët, policet e burgjeve, zjarrfikësit, shoferët e autobusëve dhe të transportit publik, rreziku mund të jetë më i lartë për shkak të kombinimit të disa faktorëve:
•stresit të vazhdueshëm psikologjik;
•përgjegjësisë së lartë për jetën dhe sigurinë e të tjerëve;
•turneve të natës dhe çrregullimit të ritmit cirkadian;
•mungesës së gjumit;
•orëve të gjata të punës;
•qëndrimit ulur për periudha të gjata (veçanërisht tek shoferët);
•ushqyerjes jo të rregullt dhe aktivitetit fizik të kufizuar.
Prandaj, kur flasim për vdekje të papritura në moshë të re, nuk duhet të nxitojmë në përfundime. Shkaqet mund të jenë të ndryshme dhe secili rast kërkon një vlerësim të plotë mjekësor dhe mjeko-ligjor. Por është po aq e rëndësishme të ndërgjegjësohemi për faktorët e rrezikut që mund të parandalohen.
Zemra nuk ka moshë. Kujdesi për të duhet të fillojë herët.
Stresi nuk është vetëm lodhje – mund të jetë edhe një faktor rreziku për zemrën.
Studimet dhe statistikat tregojnë:
“Piramida” ose klasifikimi i barrës së sëmundjeve dhe vdekjeve në në Evropë është:
1. Sëmundjet kardiovaskulare 42–45% 2. Kanceret 25–30%.
3. Sëmundjet neurologjike dhe çrregullimet mendore 6–8%.
4. Sëmundjet respiratore kronike 5–8%.
5. Diabeti dhe sëmundjet metabolike 2–4%.
6. Traumat dhe aksidentet 5–7%
7. Sëmundjet infective 2–4%
Në Evropë dhe në shumicën e vendeve të zhvilluara:
•Sëmundjet jo të transmetueshme përbëjnë rreth 90% të vdekjeve.
•Brenda tyre, sëmundjet kardiovaskulare zënë vendin e parë si shkak vdekshmërie.
•Në moshat e reja (15–44 vjeç), pesha relative e traumave, përdorimit të substancave dhe çrregullimeve të shëndetit mendor është shumë më e madhe sesa në moshat e avancuara.
Kjo është arsyeja pse, kur flasim për infarktin te të rinjtë, duhet të kemi parasysh jo vetëm faktorët klasikë të rrezikut (hipertensioni, diabeti, kolesteroli).
Janë faktorë shtesë si duhanpirja, kokaina, amfetaminat, stresi kronik dhe mungesa e gjumit, të cilët mund të rrisin ndjeshëm rrezikun për ngjarje akute kardiovaskulare.
Përdorues, jeta është e jotja, nuk të mbrojmë dot nësenuk mbrohesh!
Prandaj nuk mund të themi se çfarë po ndodh me të rinjt!
Nuk mund të themi që është rritur numri i infarkteve dhe vdekjeve te të rinjtë.
Mund të themi se është rritur numri i përdoruesve të kokainës, stimuluesve dhe stresit kronik, krahas faktorëve klasik,
që kanë ndikuar në uljen e moshës për infarktet dhe vdekjet e papritura në mosha të reja!/ad
