Last Updated on 04/10/2026 by EL
Emigrantë shqiptarë nga pjesë të ndryshme të Gjermanisë u mblodhën këtë të diele para Parlamentit gjerman në Berlin, për të mbajtur protestën me thirrjen “Jo në emrin tim”.
Tubimi u organizua si shenjë revolte dhe kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK. Pjesëmarrësit shprehën pakënaqësinë e me vendimet e fundit të kësaj gjykate, duke vlerësuar se procesi gjyqësor nuk po pasqyron të vërtetën historike të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
Protesta e sotme në kryeqytetin gjerman bën pjesë në një valë më të gjerë protestash nën moton “Jo në emrin tim”, të cilat janë organizuar për të mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së dhe për të kërkuar drejtësi të paanshme./et
