Juventusi barazoi 1-1 ndaj Veronës në Torino, duke humbur dy pikë në garën për kualifikimin në Champions.
Verona kaloi në avantazh me golin e Kieron Boëie, pas asistit të Domagoj Bradaric, në pjesën e parë. Bardhezinjtë reaguan në pjesën e dytë, ku Dusan Vlahovic barazoi me një goditje dënimi në minutën e 62-të.
Francisco Conceiçao pati disa raste të rrezikshme, por portieri Lorenzo Montipo bëri ndërhyrje vendimtare. Në shtesë, Edon Zhegrova iu afrua golit, por tentativa e tij u devijua në shtyllë.
Juventus mban vendin e katërt me 65 pikë, dy më pak se Milani dhe tre më shumë se Como.
Ky rezultat konfirmon rënien e Veronës në Serinë B, me 20 pikë dhe vendin e parafundit./mxh
