Raphael Guerreiro duket se do të jetë goditja e Juventusit në merkaton e janarit.
Mbrojtësi i majtë i Bayern nuk ka vend titullari në Mynih dhe kontrata e tij skadon në qershorin e vitit 2026. Pra, ai ka më pak se një vit kontratë në “Allianz Arena”.
Bayern nuk ka në plan të rinovojë me të dhe ka marrë një ofertë nga Juventusi. Zonja e vjetër e do portugezin që në janar, duke paguar disa milionë euro për të.
Pritet që ky operacion të kryhet me lehtësi, sidomos nëse Bayern gjen një lojtar të ri për ta zëvendësuar ish-lojtarin e Dortmundit. m.p.
