Juventus u mposht 5-2 në transfertë nga Galatasaray në fazën “play-off” të Champions League.
Vendasit kaluan në avantazh me Gabriel Sara në minutën e 15-të, por një minutë më vonë barazoi Teun Koopmeiners. I njëjti lojtar përmbysi rezultatin në minutën e 32-të, duke mbyllur pjesën e parë 2-1 për italianët.
Në fraksionin e dytë, Noa Lang barazoi, ndërsa më pas Sanchez riktheu avantazhin për turqit. Situata u komplikua për bardhezinjtë pas daljes me karton të dytë të verdhë të Juan Cabal në minutën e 67-të.
Lang realizoi sërish në të 75-ën, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Sacha Boey në minutën e 86-të. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Torino pas një jave./mxh
