Last Updated on 14/09/2026 by Anisa
Kreni, djali i ish-kryetares së Kuvendit dhe politikanes së lartë socialiste, Elisa Spiropali, nis sot klasën e parë. Ajo ka ndarë një fotografi të tij në këtë ditë të veçantë dhe përmes të birit, uron gjithë fëmijët, gjimnazistët dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor.
“Ka mama çun në klasë të parë. Një urim dhe përqafim për të gjithë vogëlushët që nisin për herë të parë rrugëtimin e dijes, e po ashtu edhe për çdo nxënës, gjimnazist e mësues”, shkruan Elisa Spiropali.
Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe aktualisht deputete e PS, Elisa Spiropali është e martuar me Salarjon Totaj dhe kanë dy fëmijë, vajzën Nalta dhe djalin Kren.
Këtë të hënë 14 shtatori, mbi 340 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nisin vitin e ri shkollor 2026-2027, ndërsa 25 mijë prej tyre do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Në nisje të këtij viti të ri shkollor, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, i ka uruar nxënësve një vit të mbarë përmes një video mesazhi të postuar në “Facebook”. Duke premtuar se do të punojë çdo ditë gjatë këtij viti për kushte më të mira për në shkolla.
