Artjola Toska është një nga këngëtaret më të kërkuara në festat familjare dhe dasmat shqiptare, por duket se kur vjen puna te jeta e saj personale, gjërat kanë marrë një tjetër drejtim. Edhe pse ka qenë pjesë e gëzimit të mijëra çifteve, këngëtarja nuk ka organizuar një dasmë për veten.
Kjo temë u bë pjesë e bisedës së saj me Luiz Ejllin në emisionin “Live me Luizin”, ku moderatori nuk e la pa e ngacmuar me humor për këtë paradoks.
“Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?”, e pyeti Luizi, ndërsa Artjola iu përgjigj shkurt dhe me sportivitet: “Nuk kisha data”.
Por Luizi nuk u mjaftua me kaq. Ai vijoi ta ngacmonte, duke i sugjeruar me humor se mund të kishte zgjedhur edhe një ditë të hënë për të organizuar dasmën, përpara se ta pyeste nëse ajo dhe partneri kishin ndërmend ta realizonin një festë të tillë në të ardhmen.
Përgjigjja e këngëtares ishte e qartë. Pas kaq shumë vitesh së bashku, një dasmë nuk duket se është më në planet e çiftit.
“Po jo mo, çfarë do bëjmë dasmë tani. Me rëndësi që jemi bashkë prej kaq vitesh, të lumtur, të shëndetshëm, me një lidhje shumë solide”, u shpreh Artjola.
Kështu, mes batutave dhe të qeshurave, këngëtarja tregoi se për të, një marrëdhënie e lumtur dhe e qëndrueshme ka shumë më tepër rëndësi sesa festa e madhe që ka organizuar për kaq shumë çifte shqiptare./mxh
