“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!” Me këto fjalë, aktorja Arjola Demiri ka bërë një rrëfim të fortë në podcastin e Grida Dumës, ku ka folur për përvojat e vështira që ka kaluar gjatë martesës dhe divorcit, duke i lidhur ato me historinë tragjike të Arlinda Zekajt, vrasja e së cilës tronditi Kosovën.
Aktorja tregoi se ngjarja e ka prekur thellë, pasi në historinë e Arlindës ka gjetur situata që i kujtojnë periudhat më të errëta të jetës së saj. Ajo u shpreh se e ka përjetuar emocionalisht edhe atmosferën e protestave në Kosovë, duke e ndjerë këtë histori shumë pranë vetes.
“E kam ndjerë në asht historinë e Arlindës!”, tha aktorja kujtoi tensionet dhe konfliktet e përjetuara gjatë ndarjes nga ish-bashkëshorti, duke treguar se përpiqej të mos përfshinte familjarët në përplasjet mes tyre.
Ajo ndau gjithashtu pakënaqësitë për mënyrën se si ishte trajtuar nga psikologia dhe punonjësja sociale gjatë procesit të divorcit, të cilat, sipas saj, nuk e kishin mbështetur në momentet kur kishte më shumë nevojë.
“Psikologia dhe punonjësja sociale dolën kundër meje! Si mund t’i bëhet kjo një nëne?” vijon aktorja
Një tjetër moment i dhimbshëm i rrëfimit ishte largësia nga një prej fëmijëve të saj, me të cilin aktorja tregoi se nuk kishte komunikuar për afro një vit.
“Unë nuk kam folur me fëmijën tim për një vit. Sa e vështirë ka qenë, si është rritur… E kam kërkuar me klithmë që ajo të ishte pranë meje”, rrëfeu Arjola Demiri./mxh
