Last Updated on 03/08/2025 by adminfjala
Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por nga një rrugë e gjatë e mbushur me përkushtim të thellë, sakrifica të mëdha dhe njëdashuri e palëkundur për sportin. Ai ka kaluar vite të tëra mespalestrës dhe punës, duke ndarë kohën mes stërvitjeve tëlodhshme, jetës familjare dhe përballimit të kostove të larta qëky sport kërkon. Çdo hap drejt një gare ka qenë i shoqëruarme shpenzime personale, orare të pamëshirshme, heqje dorënga pushimet dhe kohët me të afërmit.
Megjithatë, asgjë nuk e ka ndalur. Endri Pandazi është sot njënga emrat më të njohur dhe më të respektuar në skenënshqiptare të bodybuilding-ut. Rrugëtimi i tij nga njëadoleshent me pasion të fshehtë për muskujt dhe disiplinën, deri te kampioni i shumëfishtë kombëtar dhe përfaqësuesi iShqipërisë në garat ndërkombëtare, është një shembullfrymëzues për të gjithë të rinjtë që besojnë në fuqinë e përkushtimit.
Në nëntor të këtij viti, Endri do të ngjitet në një prej skenavemë të rëndësishme të karrierës së tij: Kampionati Botëror ibodybuilding-ut, që do të mbahet në Arabinë Saudite. Përballëgaruesve më të fortë në botë, ai do të ketë mundësinë jo vetëmtë përfaqësojë vendin, por edhe të shpërblejë me dinjitet tëgjitha përpjekjet e bëra ndër vite. Ai është gati. Dhe mbi tëgjitha, e meriton.
Endri Pandazi është një nga emrat më të njohur në botën e bodybuilding-ut në Shqipëri. Rrugëtimi i tij nga njëadoleshent me pasion të fshehtë për sportin, deri te kampionikombëtar dhe një nga përfaqësuesit më të fortë të vendit nëgarat ndërkombëtare, është një histori frymëzuese e vendosmërisë, disiplinës dhe punës së palodhur. Me vitestërvitje, sakrifica dhe përkushtim, ai ka arritur të bëhet njëmodel për të gjithë ata që ëndërrojnë të arrijnë majat nësportin e bodybuilding-ut.
Në nëntor të këtij viti, Endri do të ketë një sfidë të madhe nëkarrierën e tij, duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror tëbodybuilding-ut që do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Kjogarë e rëndësishme përbën një mundësi unike për të treguar nëarenën ndërkombëtare nivelin e lartë të sportistëve shqiptarëdhe për të afirmuar emrin e tij si një prej më të mirëve në këtëdisiplinë. Përgatitjet intensive dhe dëshira e palëkundur përsukses e bëjnë Endrin një garues serioz dhe një shembull tëvërtetë të sportit profesionist në vendin tonë.
Endri, le të kthehemi pas në kohë, kush ishte Endri përparase të niste rrugëtimin në fitness dhe bodybuilding?
Gjatë adoleshencës isha një djalë i zakonshëm, pak i mbyllurnë vetvete, por me një pasion të madh brenda për të qenësportist. Në vitet 2000-2005, si çdo moshatar, luaja futboll nëlagje dhe rritesha me filmat e animuar japonez që jepeshin nëtelevizionet italiane. Këto ishin një nga nxitjet e para për tëpasur një trup me muskuj, si Dragon Ball dhe Kenshiro.
Nëse nuk gabohem, ke qenë me mbi 120 kilogramë, çfarëndodhi që të shtyu të ndryshoje gjithçka, ishte një moment ivetëm që të goditi emocionalisht apo një proces i gjatë qëerdhi natyrshëm?
Gjatë gjimnazit kalova një periudhë të vështirë që ndikoi edhenë ndalimin e sportit dhe shtimin e peshës. Arrita një pikë kunuk duroja më veten dhe vendosa të ndryshoj. Ishte njëmoment i vetëm, por procesi që erdhi më pas ndodhi nëmënyrë natyrale.
Si e përjetove fizikisht dhe emocionalisht fazën e transformimit, nga obeziteti në formë sportive?
Transformimi për mua ishte i thjeshtë sepse nuk kisha njohuritë thella për fitnesin. Dija vetëm atë që ishte e zakonshme: bëjsport dhe mos ha shumë, edhe pse kjo shpesh keqkuptohet simosha. Në vitin 2008 fillova palestrën dhe pata fatin të takojbodybuilderë me përvojë që më dhanë njohuritë e para mbiushqimin dhe çfarë mund të arrija me pasion.
Cili ishte momenti kur kuptove se kjo nuk ishte më thjeshtnjë mënyrë jetese, por një profesion dhe një pasion i jetëstënde?
Në fillim nuk e konsideroja fitnesin si profesion. Në kohënkur fillova, informacionet ishin shumë të pakta dhe shumica e asaj që dinim e krijonim vetë mbi dietat. Pasioni ishte ajo qëmë mbajti të lidhur me këtë botë.
Nga viti 2009 kur fitove kampionatin e parë kombëtar e derisot që mban titullin Kampion i Shqipërisë, si ka qenë kjorrugë?
Që nga viti 2009, kur fitova kampionatin e parë kombëtar, dhederi sot, rruga ka qenë plot sfida dhe suksese. Çelësi për muaka qenë vazhdimësia dhe pasioni. Pa këto dy elemente, nukmund të arrish shumë.
A ka pasur ndonjë periudhë që ke menduar të heqësh dorë, si ia ke dalë të qëndrosh i motivuar, sidomos në momentelodhjeje apo mospërkrahjeje?
Ka pasur shumë momente kur kam menduar të heq dorë. Si çdo person, prioritetet ndryshojnë me moshën, por edhe kurnuk isha 100% i motivuar, vazhdova sepse kisha pasion dheqëndrueshmëri.
Përgatitja për një kampionat kombëtar kërkon disiplinë tëhekurt, si është një ditë e zakonshme e stërvitjes tënde?
Përgatitja për çdo kampionat kërkon një përkushtim tëjashtëzakonshëm, sidomos në aspektin mendor. Disiplinaështë hekuri që vjen nga dëshira për të arritur formën perfekte, duke përfshirë dietë ekstreme dhe stërvitje mbi normale.
Nëse dikush të sheh sot në formën tënde aktuale mund tëmendojë se ka qenë e lehtë, çfarë nuk shihet nga jashtë që tike përjetuar brenda këtij rrugëtimi?
Përtej asaj që shikohet jashtë, rruga ka qenë e mbushur me lodhje, shumë mund dhe sakrifica.
Në nëntor do të përfaqësosh Shqipërinë në Arabinë Sauditenë një garë ndërkombëtare për titull botëror, si po përgatitesh për këtë sfidë dhe çfarë do të përfaqësojë ajo përty?
Gara ndërkombëtare, veçanërisht ajo botërore, është ëndrra e çdo sportisti. Aktualisht, ende nuk kam nisur përgatitjet sepseduhen edhe 4 muaj, por jam shumë i besueshëm se do të jap një paraqitje të mirë.
A është ky momenti kulmor i karrierës tënde apo thjesht njëtjetër hap drejt ëndrrave më të mëdha?
Kjo do të jetë gara ime e fundit kompetitive në bodybuilding. Me kalimin e moshës, prioritetet ndryshojnë.
Cilat janë pritshmëritë e tua në këtë garë dhe si e ndjenveten përballë sportistëve nga gjithë bota?
Jam më i motivuar se kurrë dhe besoj se do të performoj mirë, por gjithsesi do ta shijoj eksperiencën pavarësisht rezultatit.
Çfarë mesazhi do të doje të përcillje si përfaqësues iShqipërisë në këtë arenë botërore?
Qëndroj me këmbë në tokë dhe mendoj se gjithmonë ka diçkatë re për të mësuar, sado eksperiencë që të kem.
A ka ndonjë person që ka ndikuar fort në rrugëtimin tënd, një trajner, familjar apo mik që ka qenë pranë në momentetvendimtare?
Familja ime më ka dhënë forcën dhe mbështetjen më të madhenë çdo hap të këtij rrugëtimi.
Cilët janë mesazhet që dëshiron të japësh për të rinjtë që sot ndihen të pasigurt me trupin apo jetën e tyre?
Të rinjve u rekomandoj të punojnë shumë dhe të jenë tëpërqendruar, duke lënë mënjanë shpërqendrimet si TikTok-u, pasi interneti shpesh jep një imazh të gabuar për realitetin.
Merrni ndonjëherë mbështetje financiare nga institucionetpër përgatitjet, garat apo përfaqësimin jashtë vendit, apo gjithçka mbetet në dorën tuaj dhe të sponsorëve privatë, nëseka?
Aktualisht, mbështetja dhe përgatitja janë krejtësishtindividuale. Dua të falënderoj sponsorin tim “Rotteri” që mëmundësoi të marr pjesë në Kampionatin Botëror.
Kur merrni pjesë në gara ndërkombëtare, siç do ndodhë nënëntor në Arabinë Saudite, a shkoni me një ekip zyrtar tëmbështetur nga shteti, apo e mbuloni vetë çdoshpenzim?
Në gara përfaqësojmë ekipin kombëtar, por sporti ështëindividual dhe për këtë arsye shpenzimet i mbulojmë vetë.Nuk marr mbështetje financiare nga institucionet përpërgatitjet dhe garat jashtë vendit. Shpenzimet janë nëpërgjithësi private dhe vijnë nga sponsorët.
Pse mendon se ky sport, pavarësisht nivelit të lartë që kearritur, mbetet shpesh jashtë vëmendjes së qeverisë dheinstitucioneve sportive?
Bodybuilding-u është një sport që është gjykuar shumë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Njerëzit shpesh nuk e kuptojnëdallimin midis një sportisti të vërtetë dhe dikujt që thjesht bënpalestër. Për më tepër, rrjetet sociale shpesh sjellinkeqinformim, duke ekspozuar figura që dëmtojnë imazhin e këtij sporti.
Në Shqipëri, sporti i bodybuilding ka një ndjekje të mirë ngapubliku, por a është vërtet në fokusin e institucionevesportive, si e sheh vendin që i jepet nga Federata e Sportitdhe autoritetet shtetërore?
Ky sport nuk ka vëmendjen që meriton nga institucionetsportive dhe qeveria. Shpesh mbetet jashtë fokusit dhe nukmerr mbështetjen e duhur.
Nëse do të ishe sot përballë Ministrisë së Arsimit dhe Sportitapo kryeministrit, çfarë do t’u kërkoje për veten tënde dhepër gjithë sportistët si ty, çfarë duhet të bëjë qeveria për njëkampion kombëtar që mban flamurin në garat botërore?
Nëse do të kisha mundësi të flisja përpara Ministres sëArsimit dhe Sportit apo Kryeministrit, do të kërkojambështetje më të madhe financiare dhe organizative përsportistët si unë që përfaqësojnë Shqipërinë në garatndërkombëtare. Nevojitet një plan i qëndrueshëm përzhvillimin e këtij sporti në vend./kb
