Last Updated on 26/04/2025 by adminfjala
Kanye ka vendosur që të shokojë botën! Rishtazi, gjatë një transmetimi live në Twitch, reperi u shpreh i indinjuar se në fakt, nuk duhet të kishte bërë fëmijë me Kim, por me Paris Hillton!
Pas deklaratës së tij tronditëse, transmetimi u ndërpre menjëherë dhe ai nuk u lejua të aksesonte më platformën. Pamje nga transmetimi që qarkulluan në internet treguan Kanye-n duke folur në telefon me dikë, para se të përmendte faktin se Kardashian kishte punuar dikur për Paris Hilton.
“Kim ka qenë asistente e Paris Hilton,” tha artisti i “Carnival”, duke shtuar: “Duhej të kisha bërë fëmijë me Paris Hilton në vend të Kim Kardashian! Mund ta imagjinosh? Të kisha pasur fëmijë me Paris Hilton…Sa hotele do të kisha tani?” vazhdoi Kanye.
“Imagjinoje pak, gjithë ato hotele”, këmbënguli ai.
Hilton, 44 vjeç, është e e martuar me Carter Reum. Ata kanë dy fëmijë së bashku: djalin Phoenix dhe vajzën London./E.Ç