Futbolli italian po kalon një periudhë të vështirë, me rezultate negative në nivel klubesh dhe kombëtareje.
Italia rrezikon që për herë të parë që nga viti 2019 të mos ketë asnjë skuadër në gjysmëfinalet e kupave evropiane.
Në arenën ndërkombëtare, Kombëtarja ka dështuar të kualifikohet për Kupën e Botës për herë të tretë radhazi, pas mungesave në 2018 dhe 2022.
Në kompeticionet evropiane, vetëm Bologna dhe Fiorentina janë ende në garë, por të dyja kanë humbur ndeshjet e fundit dhe përballen me kthime të vështira.
Në Champions League, të gjitha skuadrat italiane u eliminuan para çerekfinaleve, me Napolin që doli që në grupe dhe Interin që u ndal nga Bodo/Glimt.
Në renditjen e FIFA-s, Italia ka zbritur në vendin e 12-të. Në koeficientin e UEFA-s, ajo renditet e pesta, pas Anglisë, Spanjës, Gjermanisë dhe Portugalisë.
Ndërkohë, pritet edhe një ndryshim në drejtimin e Federatës pas dorëheqjes së Gabriele Gravina./mxh
