Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, komentoi kapjen e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, nga SHBA, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe mbrojtjes së vlerave demokratike.
Sipas Vokshit, autokratët “njihen mes tyre, mbrohen mes tyre dhe bien njësoj”, ndërsa demokracia nuk mund të funksionojë me standarde të dyfishta: “Ose je me lirinë, ose kundër saj. Koha e maskave po mbaron.”
Deputetja shtoi se kur propaganda shembet, e vërteta gjithmonë del në dritë, duke nënvizuar se këto zhvillime tregojnë nevojën për drejtësi dhe përgjegjësi në udhëheqje.
Postimi i plotë:
Kur propaganda shembet dhe e vërteta del në dritë.
Autokratët njihen mes tyre, mbrohen mes tyre dhe bien njësoj.
Demokracia nuk ka standarde të dyfishta: ose je me lirinë, ose kundër saj.
Koha e maskave po mbaron, shkruan Vokshi./Mxh
