Tirana vijon të jetë aktive në merkaton e dimrit, duke zyrtarizuar afrimin e katërt. Klubi bardheblu ka rikthyer sulmuesin Emmanuel Ernest.
25-vjeçari ishte pjesë e Tiranës sezonin e kaluar, përpara se të largohej në verë drejt USM Alger në Algjeri. Eksperienca atje nuk rezultoi e suksesshme dhe kontrata mes palëve u ndërpre.

Tirana përfitoi nga kjo situatë për të rikthyer lojtarin në ekip. Ernest ka firmosur zyrtarisht dhe është prezantuar nga drejtori Omer Bunjaku.
Ky është përforcimi i katërt pas Myslovic, Cortes Alfaro dhe Alvarez Rodriguez. Lëvizjet vijnë në një moment të vështirë, me Tiranën që renditet e fundit dhe rrezikon rënien nga Superiorja./K.M
