Në Venezuelë, situata e sigurisë është përkeqësuar pas arrestimit të Nicolas Maduros. Në rrugët e Karakasit është shtuar ndjeshëm prania e forcave të armatosura, me dhjetëra pika kontrolli ushtarake dhe patrullime të shpeshta, ndërsa gazetarët e huaj nuk lejohen të hyjnë në vend.
Banorë të lagjeve të kryeqytetit raportojnë për persona të maskuar dhe të armatosur që kontrollojnë qytetarët, madje edhe komunikimet e tyre në rrjete sociale. Sipas BBC, unioni i Gazetarëve njoftoi se 14 gazetarë u ndaluan përkohësisht.
Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë forca sigurie të dislokuara në rrugë. Klima e frikës ka ndikuar edhe në jetën e përditshme, dyqanet kufizojnë numrin e klientëve dhe përdorin masa shtesë sigurie.
Organizatat e pavarura paralajmërojnë për rritje të represionit dhe përkeqësim të kushteve sociale në vend./mxh
Artikulli i MëparshëmReshjet intensive/ IGJEUM paralajmëron përkeqësim të situatës nga përmbytjet, ja 8 zonat më problematike
Artikulli Tjetër VIDEO/ Arlind Qorri i përgjigjet ftesës së Berishës: Jo, jo, dhe jo…
