Një aksident tragjik ka ndodhur në Kavajë pasditen e sotme në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj.
Personi me inicialet D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka aksidentuar këmbësoren M. K., 82 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Aksidenti ka ndodhur, rreth orës 19:00, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
