Last Updated on 27/10/2026 by Monika
Komisioni Europian ka reaguar lidhur me paketën ligjore të njoftuar nga kryeministri Edi Rama lidhur me protestat dhe aktet e dhunës të dy javëve të fundit në vend.
Në një reagim për “A2 CNN”, KE shprehet se është në dijeni të njoftimit të Ramës.
KE thekson se as vetë institucioni, e as Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk janë përfshirë në përgatitjen e propozimit.
“Jemi në dijeni të njoftimit të kryeministrit Rama për një paketë ligjore që synon t’i përgjigjet dhunës gjatë protestave. As Komisioni dhe as Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk janë përfshirë në përgatitjen e propozimit, i cili nuk është bërë publik”, thuhet në përgjigjen e KE-së.
Dy ditë më parë, Rama prezantoi paketën që përfshin gjoba dhe kufizime, si edhe ndryshime në ligjin “Për tubimet”./mxh
