Në Prime-in e kaluar të “Big Brother VIP”, banori Keijsi Hyseni i shpëtoi një nominimi të drejtpërdrejtë, në të cilin u përfshi pas mbërritjes së zarfit të zi në shtëpi, si pasojë e gjuhës denigruese dhe ofenduese të përdorur prej tij, së bashku me Inën dhe Erikun.
Megjithatë, këtë javë Keijsi ndodhet sërish në nominim dhe duket se ka zgjedhur të luajë “në limite”, duke mos e kontrolluar veten dhe fjalorin ndaj banorëve të tjerë, veçanërisht ndaj ish-partneres së tij, Stelinës. Gjatë një bisede me Inën, ai u shfaq i revoltuar për një diskutim që kjo e fundit kishte zhvilluar me Stelinën, duke përdorur gjuhë tejet fyese në adresë të saj.
“Bravo Stelina, të q**sha robt, nuk më plas tr*pi që ka kamera”, dëgjohet të thotë Keijsi, ndërsa Ina përpiqet ta qetësojë.
Reagimi nga familjarët e Stelinës nuk ka vonuar. Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, krahas videos së publikuar, ata kanë reaguar ashpër duke shkruar:
“E kuptojmë që është një lojë dhe ka dinamikat e veta, por për ne, me këtë, është kaluar çdo kufi i pranueshëm. PRESIM QË RREGULLAT E FORMATIT TË ZBATOHEN!”/mxh
