Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për kërcënimet që marrin prokurorët e SPAK nga politika.
Dumani tha se kjo ndodh nga mëngjesi deri në darkë ku politika kërcënon me emra të përveçëm dhe familjarë prokurorët e SPAK.
“Sa i takon politikës jeni vetë dëshmitarë nga mëngjesi në darkë prokurorë me emra të përveçëm dhe familjarësh kërcënohen, baltosen, fyen. Kjo është mënyrë kërcënimi. Ne jemi mjaftueshëm të përgatitur për t’i përballuar këto kërcënime ky është një realitet që s’mund të rri pa e thënë. Politikisht dhe çfarë është thënë publikisht nga politika në vlerësimin tim janë mjaftueshëm për tu quajtur kërcënime”, tha Dumani. /K.M
