Kërcënimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se nuk po e shqetësojnë presidentin venezuelian, Nicolas Maduro.
Gjatë një eventi në pallatin presidencial Miraflores, Maduro u shfaq duke festuar. Videoja e liderit venezuelian duke kërcyer me një këngë të krijuar nga deklaratat e tij është bërë virale në rrjetet sociale.
Në fjalimin e tij drejtuar studentëve, Maduro u shpreh se Venezuela do paqe dhe jo luftë me Shtetet e bashkuara të Amerikës
“Misioni i dytë që u jap studenteve në Venezuelë është të komunikojne me lëvizjet studentore dhe studentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U thoni atyre “ndalojeni luftën, Venezuela dëshiron paqe”. Bashkoni lëvizjen studentore të të gjitha universiteteve të Shteteve të Bashkuara me lëvizjen studentore të Venezuelës në një zë për të thënë , jo luftë, po paqe, ” deklaroi presidenti venezuelian.
Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi SHBA ka vendosur një flotë anijesh luftarake pranë rajonit që nga muaji gusht, përfshirë edhe aeroplanmbajtësen më të madhe në botë.
Uashingtoni thotë se misioni synon ndalimin e trafikut të drogës, ndërsa Venezuale e cilëson këtë si një “kërcënim vdekjeprurës ushtarak”./mxh
