Ishte hera e tretë që 31-vjeçari Danny León realizoi një kërcim me fenomene qiellore në sfond, por kërcimi përpara eklipsit të plotë diellor ishte më spektakolari dhe u bë menjëherë viral.
Eklipsi i plotë diellor, një nga fenomenet më mahnitëse natyrore, dhuroi pamje të jashtëzakonshme për miliona njerëz në mbarë botën, ndërsa në Europë u bë i dukshëm për herë të parë pas 29 vitesh.
Momenti kur Hëna kaloi përpara Diellit, duke mbuluar plotësisht diskun diellor dhe duke zhytur për disa minuta zona të tëra në errësirë, krijoi pamje spektakolare që bënë xhiron e botës.
Por një prej imazheve më të veçanta të këtij fenomeni erdhi nga Spanja.
Olimpisti spanjoll i skateboardit, Danny León, vendosi të shfrytëzonte eklipsin si sfond për një prej kërcimeve më spektakolare të karrierës së tij.
«Kërcimi i jetës» përballë eklipsit
31-vjeçari vendosi një rampë në një pikë ku eklipsi mund të shihej në sfond dhe realizoi atë që vetë e cilësoi si “kërcimin e jetës”.
Imazhi i tij në ajër, me eklipsin diellor pas shpine, u kthye menjëherë në një nga fotot më të komentuar të vitit dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
León, i cili njihet për performancat e tij spektakolare në skateboard, ka realizuar më parë edhe dy kërcime të tjera me fenomene qiellore në sfond. Por këtë herë, kombinimi i lëvizjes së tij në ajër me eklipsin diellor krijoi një pamje veçanërisht mbresëlënëse.
Në Spanjë, qytete dhe zona të ndryshme, përfshirë Madridin, Barcelonën dhe Andaluzinë, patën mundësinë të shihnin një eklips pothuajse të plotë, gjatë të cilit Hëna mbuloi deri në 99% të diskut të Diellit.
Kështu, një fenomen i rrallë astronomik u shndërrua edhe në skenën perfekte për një prej kërcimeve më spektakolare të skateboardistit spanjoll, duke i dhuruar publikut atë që tashmë po cilësohet si “momenti i vitit”./ad
SKATE MODE: ECLIPSE 🌅 🛹 pic.twitter.com/P9LGwGXV3p
— danny leon (@danny_leon) April 15, 2025
