Last Updated on 02/12/2024 by adminfjala
Mandati i prokurorëve të posaçëm është 9 vite dhe pas përfundimit të tij ata kthehen në vendin ku kanë punuar para se të bëheshin pjesë e SPAK-ut.
Këtë çështje e trajtoi me shqetësim këtë të hënë në Parlament kreu i SPAK-ut, Altin Dumani.
Ai kërkoi që prokurorëve të posaçëm t’i lejohet të rikandidojnë sërish në SPAK pasi të mbarojnë mandatin.
“Shqetësim mungesa e statusit ligjor i prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit. Pas 9 vitesh kthehen në vendin më parë para se të bëheshin pjesë e SPAK. Kemi dhënë propozimet tona që të shihet dhënia e mundësisë që të kandidojnë të jenë pjesë e SPAK. Vlerësojmë për rritjen e pragut 500 euro. Çdo akt korruptiv mbi këtë shumë bën kompeten SPAK. Kërkojmë që ky marzh të rritet dhe të fokusohemi tek çështjet më të ndjeshme”, theksoi Dumani./e.t