Deputetja demokrate Ina Zhupa, gjatë një replike me deputetin Taulant Balla, i ka bërë thirrje socialistëve që të mos bëhen mburojë e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila u shkarkua nga detyra pak ditë më parë.
“Janë qytetarët që kërkojnë që qeveria t’u kthehet atyre dhe që ju të mos bëheni mburojë politike siç jeni bërë për të mbajtur imunitetin e zv.kryeministres. Nëse doni të citoni kryetaren e Komisionit të Jashtëm të BE-së, atëherë citojeni drejtë kur thotë se testi kritik për Shqipërinë është imuniteti i Ballukut. Zbatojeni atë që t’i hapni rrugë Shqipërisë për në BE”, tha ajo.
Teksa iu kundërpërgjigj Ballës lidhur me molotovët e hedhur gjatë protestës së PD-së te vila e Enver Hoxhës, Zhupa tha se revolta e opozitës do të vazhdojë, ndërsa i tha deputetit të kërkonte falje për sjelljen e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve.
“Zoti Balla mendova se to të kërkonit falje në emër të policisë së shtetit që morët protestuesin me flamur kombëtar, e goditët dhe pastaj hodhët edhe flamurin kombëtar. Është hera e parë që një punonjës i policisë përdhos simbolin e shtetit.
Zoti Balla dijeni që protesta është një e drejtë qytetare. Janë qytetarët që kërkojnë që qeveria t’u kthehet atyre dhe që ju të mos bëheni mburojë politike siç jeni bërë për të mbajtur imunitetin e zv.kryeministres.
Nëse doni të citoni kryetaren e Komisionit të Jashtëm të BE-së, atëherë citojeni drejtë kur thotë se testi kritik për Shqipërinë është imuniteti i Ballukut. Zbatojeni atë që t’i hapni rrugë Shqipërisë për në BE. Të gjitha dhembshuritë që keni për vilën e diktatorit, mjafton të shihni pamjet e Teatrit me njerëz brenda, si i shembnit ju”, tha Zhupa./mxh
