Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e kreut të PL-së, Ilir Metës për pezullim të afateve të paraburgimit.
Sipas raportimeve, Meta është shprehur në ankim se ka marrë pjesë në çdo seancë dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi apo vuajë pasojat e gjyqeve që janë shtyrë për shkaqe të ndryshme.
Po ashtu është shprehur se shtyrjet e seancave kanë ndodhur për shkak të bojkotit të Dhomës së Avokatisë./k.m
