Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë ka paraqitur sot 5 Amendamente të tjera shtesë ndaj Projekt – Buxhetit të vitit 2027.
Sipas një dekarate për mediat, Partia e Lirisë ka theksuar se, këto 12 amendamente janë të ndara në katër paketa konkrete.
Paketa “Rinia”, ku janë përfshirë 5 Amendamente.
Amendamenti i ri është një shtesë fondi prej 3 miliardë lekë për Arsimin e Mesëm, një shtesë fondi 2 miliardë lekë për Arsimin Universitar dhe një shtesë fondi prej 2 miliardë lekësh për Shkencën dhe Novacionin.
Paketa e “Made in Albania” që përfshin 3 Amendamente dhe konkretisht rritjen e financimit për bujqësinë dhe zhvillimin rural me 167 milionë euro, pra duke shtuar rreth 73 milionë euro vetëm të dedikuara për mbështetjen e prodhimit bujqësor, blegtorisë dhe agro – industrisë, në total me një shtesë fondi prej 78%.
PL ka propozuar gjithashtu 5.6 milionë euro për agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit për të forcuar pikërisht mbrojtjen e qytetarëve nga çmimet abuzive të tregut.
Amendamenti tjetër i kësaj pakete për mosndryshimin e pragut të aplikimit të TVSH-së për të ardhurat gjatë vitit 2027, me orientim të qartë për të mos rënduar më tej situatën ekonomike për biznesin e vogël.
Gjithashtu është paketa e Emergjencave Civile dhe Sigurisë që përfshin dy amendamente, respektivisht rritjen me 35% të pagave për heronjtë e shërbimit zjarrfikës, rritje e cila duhet të përfshijë edhe shpërblimet, orët shtesë si dhe angazhimet e tyre vecanërisht gjatë festave zyrtare, fundjavave, por edhe dietat.
Ndërsa, aketa e fundit është paketa Sociale që përmban dy amendamente. Konkretisht një shtesë prej 7.5 miliardë lekë për ndihmën ekonomike, për papunësinë si dhe një shtesë prej 3.5 miliardë lekë për spitalin Onkologjik./k.m
