Last Updated on 01/04/2026 by Anisa
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e ish-zv.ministrit Rrjepaj. Rrjepaj i ishte drejtuar, si Ilir Beqaj, Kushtetueses për shfuqizim të masave arrest në burg.
Klodian Rrjepaj ka qenë zv.ministër i Shëndetësisë dhe është dënuar nga shkalla e parë me gjashtë vite burg për dosjen e sterilizimit, që në aplikim të gjykimit GJKKO e ka ulur në 4 vite burgim.
Në total, tetë të akuzuarit e SPAK për sterilizimin janë dënuar me 28 vite burgim, ndërkohë që Beqaj po gjykohet veçmas.
