Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka prezantuar një sërë vendimesh të reja të miratuara nga Këshilli i Ministrave, të cilat synojnë modernizimin e administratës, forcimin e procesit të integrimit europian dhe mbështetjen e biznesit vendas.
Ministrja Delina Ibrahimaj bëri të ditur se në një afat të shkurtër dhe afatmesëm synohet eliminimi i plotë i dokumenteve shkresore, duke kaluar drejt një administrate plotësisht të digjitalizuar.
“Në një kohë afatmesme, port ë shkurtër do të eliminojmë të gjitha dokumentet shkresore. Akti i dytë që u miratua lidhet po ashtu me procesin e integrimit europian, ne përmbyllim të gjitha pikat e aktit 30.”
Ndërkohë, një tjetër akt i rëndësishëm lidhet me përmbylljen e pikave të aktit 30 në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, si dhe me vendosjen e mekanizmave për shqyrtimin e investimeve nga vendet jo-anëtare të BE-së, veçanërisht në sektorët e medias dhe mbrojtjes.
Po ashtu, qeveria ka miratuar një fond prej 100 milionë eurosh për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke synuar nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tyre në treg.
“Në një kohë afatmesme, port ë shkurtër do të eliminojmë të gjitha dokumentet shkresore. Akti i dytë që u miratua lidhet po ashtu me procesin e integrimit europian, ne përmbyllim të gjitha pikat e aktit 30. Ne do të shqyrtojmë të gjitha investimet që vijnë nga vende jo anëtare të BE, në fushën e medias dhe të mbrojtjes dhe me hyrjen në BE, do të shqyrtohen të gjitha kërkesat. Akti i tretë lidhet me mbështetjen për bizneset e vogla dhe mesme, ne miratuam një fond prej 100 milionë eurosh, i cili do të akordohet për mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.”/kb