Last Updated on 20/01/2026 by Kesjana
Fermerët e prekur nga përmbytjet dhe dëmet e shumta në bujqësi po protestojnë sot përpara Bashkisë së Maliqit. Ata kërkojnë dëmshpërblim nga shteti, duke theksuar se dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme dhe kanë prekur rëndë prodhimin bujqësor. Si pasojë rrezikohen edhe të ardhurat e tyre.
Protesta po monitorohet nga forca të shumta të Policisë, të cilat janë pozicionuar në hyrje të institucionit për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për incidente. /Kb
