Last Updated on 13/03/2026 by Anisa
Në Parkun Natyror Kune-Vin në Lezhë, natyra po përballet me një nga kërcënimet më serioze të viteve të fundit. Erozioni detar po gërryen çdo vit vijën bregdetare, duke zhdukur gradualisht hapësira të tëra toke dhe duke vënë në rrezik ekosistemin unik të kësaj zone. Aty ku dikur shtrihej një pyll me pemë të larta, sot kanë mbetur vetëm prita guri dhe një rrip i ngushtë toke që përpiqet të mbajë larg detin nga laguna. Nëse kjo barrierë natyrore thyhet, bashkimi i detit me lagunën mund të ndryshojë përgjithmonë peizazhin e egër të parkut.
Në këtë realitet alarmues, pyetja që shtrohet është sa po bëhet realisht për të mbrojtur pasuritë natyrore të bregdetit shqiptar.
Nga Mentor Kikia
