Kina ka urdhëruar një nga tërheqjet më të mëdha të automjeteve në historinë e saj, duke përfshirë afër 3 milionë makina Tesla të prodhuara në vend, si dhe modele nga prodhues të tjerë vendas si XPeng, Xiaomi dhe Geely, pasi dizajni popullor i dorezave të fshehura të dyerve është vlerësuar si një rrezik i mundshëm sigurie në raste emergjencash.
Dorezat e fshehura dhe të integruara në trupin e makinës, të cilat u bënë të njohura falë Tesla-s për të përmirësuar aerodinamikën, kanë rënë në qendër të vëmendjes pas aksidenteve fatale ku dështimet e sistemit elektrik dyshohet se penguan hapjen e dyerve.
Për të adresuar shqetësimet rregullatore dhe për të përmbushur masat e reja të sigurisë që do të hyjnë në fuqi në fillim të vitit 2027 të cilat do të ndalojnë modelet pa mekanizma çlirimi mekanik nga jashtë dhe brenda Tesla ka njoftuar se do të lëshojë një përditësim softueror dhe do të vendosë etiketa paralajmëruese në automjetet e prekura./ kb
