Kinematë e vitit 2025 po investojnë në teknologjinë 4D+, një sistem i avancuar që e zhyt shikuesin brenda filmit. Ndenjëset lëvizin sipas ritmit të skenës, aroma reale shpërndahet në sallë, ndërsa efektet klimatike – erë e butë, avull, shi artificial – sinkronizohen me çdo moment të filmit.
Kjo teknologji po tërheq sidomos të rinjtë, të cilët kërkojnë eksperienca më të forta se shikimi tradicional i filmit. Studio të mëdha pritet të lansojnë versione të posaçme të premierave të 2025-ës vetëm për sallat 4D+, duke e kthyer çdo shfaqje në një event të veçantë./ K.M

