Aktivisti dhe gazetari, Aulon Kalaja ka folur paraditen e sotme lidhur me protestat që po zhvillohen në vend.
I ftuar në Syri Tv, Kalaja u shpreh se kjo protestë i ka përfshirë të gjithë qytetarët të cilët dalin në shesh secili për kauzat e veta.
Sipas tij kjo është ndër protestat që e fut Shqipërinë në Bashkimin Europian. Ndër të tjera ka shprehur kritika për sjelljen e policisë, për të cilët tha se marrin vetëm urdhra politik dhe nuk zbatojnë aspak ligjin.
“Protesta përfshin githë, ka grupë që dalin aty për problemet dhe kauzat e veta. Për këtë arsye duhet mbështetur jo goditur. Pa diskutim kjo është një protestë që e fut Shqipërinë në Bashkimin Europian. Protesta do të thotë perëndim. Kjo protestë dhe ndërgjegja e shqiptarëve që dinë të reagojnë të çohen, të protestojnë, tregon se e duan Shqipërinë si Europa. Kjo lloj policie është aprofesionale dhe merr vetëm urdhra politik, nuk zbaton ligjin. Policia ka keqkuptuar rolin e vet. Nuk dinë ta lexojnë ligjin e proporcianaliteteti. Kjo protestë e nderon Shqipërinë dhe na ka rrit krenarinë se përse jemi shqiptarë”, u shpreh Kalaja/kb
