Last Updated on 30/09/2026 by Monika
Cesc Fabregas vazhdon të ketë si një nga ambiciet e tij drejtimin e Barcelonës, ndërsa aktualisht është trajner i Comos.
Spanjolli ka udhëhequr klubin italian drejt rikthimit në Serie A pas 21 vitesh dhe më pas drejt kualifikimit historik në Ligën e Kampionëve.
39-vjeçari ka kontratë me Comon deri në qershor 2028, por marrëveshja përmban një klauzolë që e lejon të largohet me kushte të favorshme nëse merr ofertë nga Barcelona, Arsenal ose Chelsea.
Sipas Gianluca Di Marzio, ishte vetë Fabregas që kërkoi përfshirjen e kësaj klauzole në kontratë.
Marca raporton se trajneri spanjoll ka refuzuar disa oferta gjatë verës dhe ka mbajtur të hapur mundësinë e largimit vetëm për tri ish-klubet e tij.
Pavarësisht interesimit potencial, Fabregas po kalon një periudhë stabiliteti te Como dhe nuk ka sinjale për një largim të menjëhershëm.
Barcelona drejtohet aktualisht nga Hansi Flick, me gjermanin që rinovoi kontratën në maj deri në qershor 2028, me mundësi për një sezon tjetër.
Kështu, drejtimi i Barcelonës mbetet një objektiv për të ardhmen e Fabregas, por për momentin Flick vazhdon të jetë në krye të skuadrës./mxh
